Gazment Bardhi ka theksuar se “qëllimi i vetëm është të kemi një parlament monist,” duke aluduar në përjashtimet e deputetëve të PD-së.
Ai shtoi se “Elda Hoti nuk është e përjashtuar,” dhe kërkoi verifikimin e këtyre pretendimeve. Sipas tij, “Greta Bardeli dhe deputetët e tjerë të përjashtuar po dhunohen nga Garda,” duke përmendur edhe Olta Xhaçkën, e cila, sipas tij, “duhet të ishte para drejtësisë.”
Tensioni mes opozitës dhe autoriteteve vazhdon të mbetet i lartë.