-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti demokrat, Sula: Dënimi me 40 ditë është një hakmarrje e mazhorancës

Kryesoret

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar ndaj përjashtimit të tij me 40 ditë nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si një akt arrogant të mazhorancës.

Ai theksoi se qëllimi i deputetëve është të mbrojnë interesat e qytetarëve, por se sjellja e mazhorancës pengon këtë detyrë. Sula shprehu se një dënim 7-10 ditor do të kishte qenë më i arsyeshëm, duke u ndjerë i ndëshkuar për “zhurmën” që pretendon se shkaktoi.

“Të garantoj në emër të të gjithë kolegëve mos mendoni se ne kemi dëshirë të jemi në këtë situatë. Ne jemi deputetë që kemi shkuar aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por arrogance, sjellja e kësaj mazhorancë që nuk të lejon në përmbushjen e detyrës.

Parlamenti po mbush 20 vite dhe nga 2005-2013 kam qenë në mazhorancë dhe nëse do të gjejnë një vendim të një deputeti nëse ka vuajtur më shumë se 10 ditë përjashtim.

Unë jam përjashtuar me 40 ditë. Edhe kjo mazhorancë ka bërë akte të forta në këtë Parlament, por nuk ka qenë ky ndëshkim. Edhe marrëdhënia aty është kolegësh, por këta kanë një egërsi dhe hakmarrje të madhe.

Mua më kanë pezulluar disa deputetë aty që nuk i njoh. Vijnë firmosin si marioneta. Më ka dënuar Klotilda Bushka. Si mund të më dënosh 40 ditë mua dhe kolegët. Paloka nuk ishte fare aty dhe u dënua me 10 ditë. Unë kam marrë karrigen time dhe e kam nxjerrë jashtë, për të bërë tubim. Meritoj dënim, ok? Po dënim në porpocianalitet. Një dënim 7-10 ditor do të përbënte sens.

A e dini ju që në procesverbal thuhej se Sula ka bërë zhurmë dhe ka shqetësuar kolegët e opozitës. Mund të më dënonim me 30, por jo me 40 si në të 40-tat. Karrigia ka 15 vite që është bërë. Këta e kanë çuar 500 mijë lekë karrigen. Këta dhe te karriget fitojnë”, u shpreh deputeti Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit