Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka dënuar me 4 ndeshje të Refik Halilin dhe Grent Halilin për sjellje jo sportive në derbin u19 Tirana-Partizani.
Po ashtu Komisoni ka vendosur të mbyllë stadiumin e Bylisit për 2 ndeshjet e ardhshme. Shkak për këtë është bërë sjellja e gabuar e spektatorëve në sfidën e humbur me Elbasanin.
Ndërsa Klubi i Vllaznisë është gjobitur me 100 mijë lekë, për shkak të tifozëve. Për të njëjtën arsye, Tirana duhet të paguajë një gjobë prej 50 mijë lekësh.