Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ka rrëzuar kërkesën e pezullimit të prokurorit të Vlorës Erjon Shqarri, ku ai duhej detyruar që të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij.
Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo, Mimoza Tasi, Ina Rama, Natasha Mukaj dhe Rezarta Schuetz.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi që të lërë në fuqi vendimin e komisionit të pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Erjon Shqarri.
Çështja për të cilën u kërkua riedukimi i Shqarrit, kishte të bënte me kërkimin e një mase sigurimi personal “detyrim paraqitje” ndaj një personi të hetuar për përkrahje të autorit të krimit, por që kishte qenë i dënuar më parë.