Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Rozeta Dobin e arrestuar për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, ku punonte si pastruese.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, për akuzën vjedhjes me pasoja të rënda në bashkëpunim dhe u dënuan përkatësisht me 7 vjet dhe 5 vjet burg.
Gjykata deklaroi fajtore për fshehje pasurie më 19 mars Alda Klosin, dhe e dënoi atë me 2 vjet e 6 muaj burgim.