Deputetja e PD-së, Elda Hoti, denoncoi publikisht se nuk u lejua të hynte në Parlament, edhe pse nuk ishte mes deputetëve të përjashtuar. Në një postim në rrjetet sociale, ajo akuzoi ministren Belinda Balluku se ka vjedhur 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë dhe e quajti Parlamentin “të hajdutëve”.
Hoti tha se ishte në detyrën e saj dhe se ndalimi ishte bërë në shkelje të ligjeve dhe rregullave, sipas një urdhri politik. Ajo akuzoi Ballukun për vjedhje të tjera, duke përmendur projekte të ndryshme që sipas saj kanë rezultuar në shpërdorime të buxhetit.
“Ky është Parlament i hajdutëve dhe krimit të organizuar. Përgjigjen do ta marrin nga shqiptarët më 7 tetor,” përfundoi Hoti.