Në Liban gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë rreth 28 punonjës shëndetësorë, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton BBC.
Në një konferencë për mediat shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se shumë punonjës shëndetësorë “s’po dalin në vendin e punës pasi kanë ikur nga zonat ku punojnë për shkak të bombardimeve”.
Gjithahstu ai ka thënë se planet për të dërguar furnizime në Liban nuk mund të realizohen paa të premtes për shkak të kufizimeve në fluturime në Liban.