Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës.
Lubonja tha se gjëja që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi.
“Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak. Ndërkombëtarët reagojnë për karriget dhe jo për gjëra të tjera më të rënda. Rama bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni. Nëse nuk i del përpara kush, Rama do na shkelë të gjithëve”, u shpreh ai.