-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blogu italian: Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë që duhet vizituar!

Kryesoret

Një artikull i fundit në blogun italian “beBorghi” e përshkruan Tiranën si një qytet të bukur dhe të gjallë, duke e rekomanduar si një destinacion tërheqës për vizitorët. Autorja, Valentina Borghi, thekson se kryeqyteti shqiptar është në një fazë lulëzimi, ku shumë të rinj, përfshirë nomadë dixhitalë, kanë zgjedhur të jetojnë aty për shkak të çmimeve të ulëta dhe atmosferës dinamike.

Artikulli sugjeron se vizita në Tiranë duhet të nisë nga Sheshi Skënderbej, ku dominon statuja e heroit kombëtar shqiptar. Në këtë shesh, vizitorët mund të shijojnë pamjet e disa nga ndërtesave më emblematike, përfshirë Xhaminë e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit. Autorja përmend gjithashtu ndikimin e periudhës komuniste dhe ndërtimet e pas luftës, si Hotel Tirana dhe Teatri i Operas dhe Baletit.

Një tjetër pikë e rëndësishme është Bunk’Art 2, një muze që ofron një perspektivë unike mbi historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist, duke shfaqur dokumente historike dhe instalime multimediale që pasqyrojnë shtypjen dhe mbikëqyrjen. Në të njëjtën linjë, Muzeu i Shtëpisë me Gjethe, i vendosur në një vilë historike, tregon për metodat e kontrollit të përdorura nga regjimi.

Artikulli vazhdon me rekomandime për vizita në Pazarin e Ri, ku mund të gjenden produkte të freskëta dhe specialitete lokale, si dhe në Bllok, lagjen më trendy të Tiranës, e cila dikur ishte e rezervuar për elitën komuniste, por tani është qendra e jetës së natës dhe kulturës.

Borghi përfundon duke sugjeruar një vizitë në Parkun e Madh dhe liqenin artificial, si dhe në Bunk’Art 1, duke e theksuar rëndësinë e këtyre vendeve si pjesë e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Ky artikull nënvizon se Tirana po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar për turistët dhe një qytet që ofron një përvojë të pasur kulturore dhe historike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit