9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos me fluturimet, vonesa dhe anulime në aeroportin e Frankfurtit

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme një problem teknik në kontrollin e trafikut ajror të Gjermanisë ka shkaktuar ndërprerje dhe si pasojë disa fluturime në aeroportin e Frankfurtit u anuluan.

Siç raporton agjencia AP, kontrolli i trafikut ajror tha se problemi që u shfaq mëngjesin e së premtes lidhej me planet e fluturimeve dhe të dhënat e motit. Problemi u zgjidh rreth orës 10:30 të mëngjesit, por shkaktoi vonesa të përmasave të ndryshme në të gjithë vendin.

Aeroporti i Frankfurtit ka paralajmëruar në faqen e tij të internetit se vonesat ose anulimet e fluturimeve mund të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Gjithashtu operatori Fraport njoftoi se janë anuluar rreth 70 fluturime, por se nuk pritet të ketë më shumë, sepse problemi është zgjidhur, tha AP, duke iu referuar agjencive gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit