Një vajzë e mitur është larguar pa adresë nga banesa e saj në Maliq, duke shkaktuar shqetësim te familja e saj.
Nëna e të miturës ka denoncuar rastin në polici dhe ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për ta gjetur.
Grupi hetimor ka filluar menjëherë punën për lokalizimin e vajzës, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e saj.