-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta kombëtare më 7 tetor, PD synon “Paralizimin” e Tiranës

Kryesoret

Partia Demokratike ka njoftuar një protestë kombëtare më 7 Tetor, me synimin për të “paralizuar” Tiranën.

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Osman Stafa, protestuesit do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas do të shpërndahen në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar aksin qendror.

Policia e Shtetit do të angazhojë mijëra efektivë për të mbrojtur institucionet dhe për të zhbllokuar rrugët nëse protestat bëhen të dhunshme.

Fletëthirrja e Partisë Demokratike përmban akuza të rënda ndaj qeverisë, duke përmendur izolimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe arrestimin e deputetit Ervin Salianji si pjesë e një strategjie për të heshtur opozitën. Ajo kritikon gjithashtu SPAK-un për amnistimin e aferave korruptive dhe akuzon qeverinë për trajtim të keq ndaj pensionistëve.

Me këtë protestë, Partia Demokratike thotë se synon të mobilizojë qytetarët për të reaguar ndaj padrejtësive dhe të shprehë mospajtimin ndaj qeverisë aktuale. Protesta do të fillojë në orën 18:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit