-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kaloi natën në QSUT pas ndërhyrjes kirurgjikale, ja kur pritet të lërë spitalin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërhyrja, e kryer nga një ekip mjekësor i udhëhequr nga Prof. Dr. Arben Gjata, trajtoi hernien inguinale të kryeministrit.

Operacioni zgjati rreth dy orë, dhe sipas mjekëve, gjendja e Ramës është stabilizuar. Pas procedurës, ai kaloi natën në spital për vëzhgim të mëtejshëm. Dr. Gjata theksoi se Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje të mirë.

Kryeministri kishte paralajmëruar për këtë operacion disa ditë më parë, duke shprehur nevojën për të trajtuar hernien inguinale, për të cilën kishte bërë humor duke thënë se do të vinte sërish për ndihmë.

Rama ka pasur një histori të mëparshme me ndërhyrje kirurgjikale, duke përfshirë një operacion për heqjen e apendicitit vitin e kaluar në të njëjtin spital. Pritet që ai të lërë mjediset spitalore sot, pas një periudhe të suksesshme rikuperimi.

Ekipi i mjekëve që kryen operacionin përfshinte:

Arben Gjata, Shefi i Kirurgjisë
Arben Beqiri, Kirurg
Krenar Lila, Shefi i Anestezi-Reanimacionit
Dritan Rahovica, Kirurg
Saimir Kuçi, Anestezist

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit