Gjithë dita e sotme është pasuar me reshje të shumta shiu dhe kjo ka sjellë që Vlora të përmbytet.
Gjatë pasdites në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, tre automjete i ka marrë rrjedha e ujit. Ndërkohë 33 familje janë evakuuar dhe do të qëndrojnë në konviktet e universitetit të Vlorës.
Ndërsa tre persona janë shpëtuar pasi janë marrë nga rrjedha e ujit.