Një orë reshje shiu e shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë ka shkaktuar bllokimin e kanaleve dhe përmbytje të rrugëve në qytetin e Bulqizës.
Uji ka vërshuar në rrugët nacionale dhe ka sjellë inerte, duke vështirësuar qarkullimin.
Kjo situatë nuk është e re për qytetin, pasi vërshimet ndodhin shpesh gjatë reshjeve të dendura, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësimin e infrastrukturës kulluese.