Sipas Al-Arabiya dhe mediave arabe ka vdekur zëvendësuesi i Nasrallah në udhëheqjen e Hezbollahut, Hashem Shafi al-Din, i cili dyshohet se u vra në një sulm izraelit në periferi të Dahiya të Bejrutit të premten. Oficerët e Gardës Revolucionare iraniane po ashtu dyshohet se u vranë bashkë me të në sulm.
Shafi al-Din u “eliminua”, sipas të njëjtave burime, së bashku me ndihmësit e tij iranianë dhe komandantët zëvendësues të Hezbollahut në terren. Shkatërrimi në vendin e sulmit është i paprecedentë.
Më konkretisht, rrjeti Al-Arabiya, duke cituar burime të larta të Hezbollahut, raporton se që nga sulmi i djeshëm, e premte, në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiya, e deri më sot, njeriu që mori frenat e Hezbollahut pas goditjes kundër Nasrallahut nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.