-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Vlorë, Çuçi: Situata po normalizohet

Kryesoret

Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, vizitoi sot Vlorën për të monitoruar situatën emergjente pas reshjeve intensive të shiut që shkaktuan përmbytje në qytet. I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryebashkiaku Ermal Dredha, Çuçi inspektoi hidrovorin e Vlorës, ku vazhdojnë përpjekjet për normalizimin e situatës.

Çuçi theksoi se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë aktive që nga momentet e para të emergjencës dhe se gjendja aktualisht është drejt përmirësimit. Ai shprehu mirënjohje për përpjekjet e ekipit të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura dhe bashkisë, duke theksuar se, përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzore.

“Te hidrovori në Vlorë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha për të parë nga afër ndërhyrjet për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet intenstive. Të gjitha strukturat shtetërore, me Emergjencat Civile në krye, Forcat e Armatosura dhe ekipet e bashkisë janë në terren prej më shumë se 24 orësh. Aktualisht gjendja është drejt përmirësimit dhe përtej dëmeve materiale jo të pakta fatmirësisht nuk patëm pasoja në jetë njerëzore”, thotë Çuçi.

Pas vizitës, Çuçi mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë për të diskutuar masat e nevojshme për të kaluar këtë situatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit