Pas përmbytjeve të fundit në Vlorë, qyteti po përballet me një tjetër emergjencë: një nga pompat e hidrovorit është përfshirë nga flakët. Ndërsa kjo pompë ishte duke punuar me intensitet për të përballuar ngarkesën e madhe, zjarri rezultoi në stakimin e tre pompave të tjera. Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse për të kontrolluar situatën.
Një punonjës i hidrovorit ka bërë të ditur se problemet kanë ardhur si pasojë e mbeturinave që hidhen në kanale, duke shkatërruar dy pompa. Ai ka theksuar “Na kanë mbetur të hedhim krokodila në ujë për t’i hanë me gjithë mbeturina. I bëjmë thirrje qeverisë që të na sjellin pompa të reja. Pas 30 vjetësh, situata mbetet e njëjtë, ndërsa njerëzit vazhdojnë të jenë të pandërgjegjshëm.”