Një burrë rreth 38 vjeç është plagosur me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, konfirmoi se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njësitet kompetente po hetojnë rrethanat e incidentit për të zbardhur rastin.