-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i merr telefonin një tjetër drejtoreshe të bashkisë Tiranë

Kryesoret

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për korrupsionin brenda bashkisë së Tiranës ka zbuluar edhe një tjetër drejtoreshë nën dyshime për shpërdorim detyre.

Gazetari Edison Vatnikaj shkruan se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar telefonin Drejtoreshës së Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”.

Më herët ajo ka mbajtur edhe detyrën e Drejtueses së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Erinda Fino ka qenë e denoncuar sa i takon tenderave të dhëna në mënyrë të dyshimtë.

Lidhur me sekuestrimin e aparatit celular nuk dihet zyrtarisht nëse SPAK ka nisur një tjetër hetim, apo është në vazhdën e hetimeve që po kryhen për dosjen e abuzimeve përmes kompanisë tashmë famëkeqe “5D Konstruksion”, ku në burg vijojnë të jenë dy ish-drejtorët dhe pronarët e kësaj kompanie Redi Molla dhe Mariglen Qato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit