Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili i cili një muaj më parë dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë. Prokuroria kërkoi që 45-vjeçari deri në përfundim të hetimeve të lihet në burg, kërkesë që u pranua nga Gjykata.
Gjatë seancës autori është shprehur i penduar ku ka deklaruar se nuk donte ta bënte atë veprim. Ai ka thënë se ish-bashkëshortja nuk e lejonte të takonte fëmijët, ku ka hedhur akuza edhe për tradhti.