-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dogj nga burri me benzinë, Melisa Trëndafili rrëfen tmerrin nga spitali

Kryesoret

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, ka rrëfyer përjetimet e saj të tmerrshme nga shtrati i spitalit.

Ajo tha se u përball me sulmin e tij pas kthimit nga puna, kur ai e priti në rrugicën e shtëpisë dhe i hodhi benzinë, duke përdorur çakmakun për të ndezur zjarrin. Melisa u mundua të fikë zjarrin me duar dhe ka pësojë djegie të rënda në trup.

Ajo shprehu frikën e saj për fëmijët dhe shqetësimin për ankthin dhe pagjumësinë që ka përjetuar pas ngjarjes. Në intervistën e saj, ajo theksoi se ndarja e saj me bashkëshortin ishte e rëndë dhe se ka marrë mbështetje nga familja e saj.

“Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. Ai erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më, të tretën pastaj erdhi e bëri.

Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e  bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në Tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundem. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet”, tha ajo për TCH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit