-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora nën ujë, Vëngu: 250 ushtarë në terren, orë shumë të vështira

Kryesoret

Nga Vlora, ku është situata alarmante nga përmbytjet, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu u shpreh se janë 250 forca ushtarake në terren në të gjitha zonat e prekura.

“Sapo kemi realizuar një mbledhje të dytë të Komitetit të Emergjencave Civile Vlorë me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë, edhe të gjithë strukturat që janë angazhuar në terren.

Kemi 250 forca ushtarake në terren në të gjitha zonat e prekura. Sigurisht është ai trekëndëshi i rrugës, si ajo e “Albano dhe Romina”, Kishës Historike dhe Lagjes Historike, edhe mbeten një pjesë e pallateve dhe garazheve nën ujë, 16 janë evidentuar si të tilla.

Forcat janë të angazhuara në mënyrë që të çlirohen ujërat dhe hidrovori të vijojë punën.

Jemi në një situatë që po bëjmë të mundur evidentimin e dëmeve në mënyrë që t’i qëndrojmë pranë bizneseve dhe qytetarëve.

E para, ka shkaqe objektive. Kemi një situatë që në shumë pak kohë, kanë vërshuar 20 cm ujë në një zonë të dedikuar.

Ndërhyrja ka qene e shpejtë dhe e duhur, ekipet kane qenë në terren menjëherë. Ka qene tre orë shumë të vështira, pasi dhe terreni ka qene i vështirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit