Vlora zgjohet e përmbytur. Moti i keq me reshje të dendura shiu shkaktoi përmbytje në qytetin bregdetar. Si pasojë e situatës ka pasur dëme të konsiderueshme në disa lagje.
Disa rrugë janë bllokuar nga inertet dhe balta. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe banorëve. Disa lagjet të qytetit prej disa orësh ka mbetur pa energji elektrike.
33 familje u evakuuan. Shtabi i Emergjencave Civile pas analizimit të situatës bëri të ditur se për rreth 3 orë në Vlorë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu, aq sa bien zakonisht gjatë gjithë sezonit të dimrit në këtë qytet bregdetar.