Policia e Dibrës ka arrestuar dy perosna pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje.
40-vjeçari me iniciale A.P., banues në Selishtë ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ndërsa 30-vjeçari me iniciale D.K., banues në fshatin Dragu ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Menjëherë policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.