Këtë të dielë, Elbasani organizoi “Half Maratonën dhe Minimaratona Skampa 2024”, duke mbledhur rreth 1500 atletë nga Shqipëria dhe Europa.
Ky aktivitet sportiv, që shënon edicionin e dytë, filloi në orën 09:00 dhe zgjati deri në orën 12:30, me gara në distancat 5 km, 10 km dhe 21 km. Kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi rëndësinë e ngjarjes për promovimin e qytetit dhe zhvillimin e turizmit. Maratona gjithashtu synon të sensibilizojë për kancerin e gjirit dhe të drejtat e fëmijëve.
Atletë profesionistë nga 15 vende, përfshirë Anglinë dhe SHBA-në, morën pjesë. Aktiviteti përfundoi me ndarjen e çmimeve për fituesit.