Giovana Nikolli ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të 29-vjeçarit Enea Thomaraj, i cili u plagos aksidentalisht nga shpërthimi i tritolit, i vendosur për një atentat ndaj saj dhe motrave Nikolli.
Ajo shprehet e indinjuar me kritikët e saj në një postim në InstaStory, duke theksuar se mund të kishte humbur jetën vetë në atë ngjarje. Giovana akuzon shtetin për lejen që i jep kriminelëve të veprojnë nga burgu dhe thekson se ajo dhe familja e saj janë viktima të situatës.
Ajo përfundon duke thënë se vetë e di se çfarë po kalon dhe se faji për ngjarjet është te sistemi.