Autoritetet iraniane kanë vendosur të anulojnë të gjitha fluturimet në aeroportet e vendit duke filluar nga sonte në orën 21:00 me orën lokale (19:30 në Shqipëri) deri në orën 6:00 të mëngjesit të nesërm (4:30 të mëngjesit me orën shqiptare).
Këtë e raportoi agjencia iraniane Mehr, duke cituar një deklaratë zyrtare.
Vendimi vjen në kulmin e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit lidhur me kërcënimet e shtetit hebre për hakmarrje për sulmin raketor të Teheranit të martën e kaluar.