Ish kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ka humbur vëllanë e tij që është ndarë nga jeta.
Lajmi për vdekjen e vëllait të ish kryeparlamentarit të Kosovës e ka bërë të ditur familja Krasniqi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 17:00, në fshatin e lindjes Negroc. Nuk dihet nëse në ish-kryeparlamentarit do t’i mundësohet të marrë pjesë.