-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi hedh poshtë aludimet: Nuk kam paguar asnjë cent për foton me Trump

Kryesoret

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, ka hedhur poshtë aludimet se ka paguar 25 mijë dollarë për një foto me Donald Trump. Në një intervistë, ai shpjegoi se nuk ka bërë asnjë pagesë dhe se takimi ndodhi gjatë një tubimi të Trump në Michigan.

“Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore”, tha Këllëçi.

Këlliçi theksoi rëndësinë e votave të diasporës dhe bashkëpunimin mes PD dhe Partisë Republikane në SHBA.

“PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Kemi ura bashkëpunimi me këtë parti, si dhe kongresmenë e senatorë të kësaj partie. Përmes një ftese që më erdhi nga partia republikane pata mundësinë edhe të takimit me Presidentit Trump”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit