Reshjet e shiut që ranë dy ditë më parë kanë sjellë përmbytje në qytetin e Vlorës. Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka tha se kati i parë është thuajse i shkatërruar.
Ajo tha se kjo është hera e tretë që biblioteka përmbytet dhe dëmet janë të mëdha.
“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha drejtoresha e bibliotekës.