Në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” gazetarët Genc Burimi dhe Flogert Muça u përballën në një debat të nxehtë. Burimi krahasoi rastin e Sali Berishës me ata të Donald Trumpit dhe Nicolas Sarkozy, duke theksuar se Berisha hetohet në arrest, ndërsa të tjerët në gjendje të lirë.
Muça e sfidoi, duke pyetur: O Burim, pse nuk protestohet para SPAK dhe GJKKO?” Kjo pyetje ndezi debatet mes tyre.
Burimi iu përgjigj: Nuk të kam prerë kërthizën, atë Burim lëre.
Muça, duke u irrituar, tha: Që je tharë komplet dhe nuk të ka mbetur pikë burimi. Ti je palaço, u kujtua sot ai të më thotë mua pas 10 vitesh. Shko ha sufllaqe.
Burimi u përgjigj: E sheh çfarë bëni ju. Nuk merrem me një injorant si ju.
Muça e përfundoi duke thënë: Po ç’personale aman, mbiemrin e thirra.