Genc Burimi, gjatë emisionit ‘5 Pyetjet me Babaramon’, komentoi protestën e opozitës, duke theksuar se nuk e sheh si turp këtë veprim. Ai theksoi: Nuk është e imagjinueshme në Europë të mos njohë një parti drejtësinë.
Sipas tij, Shqipëria sot krahasohet me Venezuelën, duke theksuar se “nuk ekziston sot një demokraci në diskursin e opozitës.”
Burimi vuri në dukje se “nëse i bazohemi lajtmotivit që është qeveria teknike, edhe sikur sot të ishte Tirana në flakë, nuk do kishte qeveri teknike.”
Ai e konsideroi situatën një “periudhë shqetësuese për Shqipërinë,” duke thënë se “zhgënjimi ka prekur edhe elementë moderatorë si Tabaku apo Salianji.”
Përfundimisht, Burimi shtoi se “faji është i perëndimorëve sepse nuk ndërhyjnë për t’i vënë në një tavolinë negociuese,” duke theksuar nevojën për një ndërhyrje të jashtme në situatën politike në Shqipëri.