Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, komentoi protestën e sotme të opozitës në emisionin “5 Pyetjet me Babaramo”.
Ai theksoi se protesta ishte e paqëndrueshme dhe pa një mesazh të qartë politik. “Protesta e sotme ishte si gjithë opozita e kësaj kohe, pa një mesazh politik. Vështirë të gjesh se kush është drejtuesi i ekipit, mesazhi gjithë historia përfundon tek djegia e karrigeve të parlamentit, apo hedhja e molotovit vend e pa vend. Pse bëhet kjo protestë?”, shpjegoi Klosi.
Ai theksoi se veprimet e opozitës, si djegia e karrigeve dhe hedhja e molotovëve, nuk sjellin asnjë zgjidhje dhe nuk reflektojnë një plan të qartë. “Kërkon tërheqje nga Rama. Një garë që nuk ka arsye pse të jepet nga mazhoranca. Vështirë të gjehet pse ndodhi kjo. Nuk e di a janë të kënaqur me rezultatin e protestës vetë kolegët e opozitës. Nuk e di çfarë bilanci kanë? Veçse stacionet e autobusëve të djegur apo vetë selia e PS. U lajmërua prej kaq kohësh protesta më e madhe, e pamë nga numri i pakët i qytetarëve. Forca e një opozite që djeg institucionet.‘” përfundoi ai.