Gazment Bardhi, i pranishëm mes turmës, konfirmoi se protesta e opozitës do të vazhdojë, duke thënë “Vazhdojmë, vazhdojmë” kur u pyet për itinerarin që do të ndjekin protestuesit pas largimit nga Kryeministria.
Protesta filloi përpara Kryeministrisë dhe më pas u drejtua drejt selisë së Partisë Socialiste. Gjatë marshimit, ndodhën incidente të shumta, përfshirë hedhje molotovësh dhe përplasje me policinë, duke reflektuar tensionin e lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit.