-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshje Shkup-Beograd

Kryesoret

Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror përmes ndërtimit të interkonektorit Maqedoni e Veriut-Greqi, u tha pas takimit të kryeministrit maqedonas, Hristian Mickoski, dhe homologut të tij serb, Milosh Vuçevic, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp, shpjegoi se pozita gjeografike e Maqedonisë së Veriut është tepër e rëndësishme dhe shprehu përcaktimin e qeverisë së tij që si e tillë të shndërrohet në udhëkryq rrugor, energjetik dhe hekurudhor.

“Me kryeministrin Vuçeviç biseduam për lidhjen energjetike mes dy vendeve, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do të lidhë të dyja vendet.

Ne tani jemi në fazën e përfundimit të procedurës së tenderit, me të cilin më në fund do të nisë ndërtimi i interkonektorit, dhe kështu do të sigurojmë një opsion shtesë për furnizimin me gaz të Evropës Qendrore.

Presim që në fund të vitit të përfundojë procedura dhe ndërtimi të fillojë në pranverë. Financimi është i siguruar”, tha Mickoski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit