Të pozicionuar në tarracën e Kryeministrisë, punonjës të Gardës po monitorojnë protestuesit me dylbi, në kuadër të masave të sigurisë për protestën e opozitës.
Forcat e policisë janë mobilizuar për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes, me mbi 1500 efektivë të angazhuar, përfshirë ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe RENEA. Po ashtu, policia është dislokuar në institucione të rëndësishme si Kuvendi, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.
Të gjitha forcat do të jenë të pajisura me maska kundragaz, dhe do të ketë pesë autobotë me ujë në rast të incidenteve. Situata mbetet e monitoruar nga autoritetet, të cilat janë të gatshme për çdo zhvillim.