Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik dhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka uruar studentët.
Rama u uron suksese studentëve që janë ulur sot për herë të parë në auditorët e universitetit.
“Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan kryeministri.