Sot, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier njoftoi për shtimin e pesë gjyqtareve të reja, të caktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Zëvendëskryetarja e gjykatës, Olkeda Lice, së bashku me trupën gjyqësore, mirëpriti gjyqtaret Elira Hroni, Erolda Tarelli, Aurora Tusha, Iva Bregasi dhe Amantja Levanaj.
Me këtë shtesë, numri total i gjyqtarëve në këtë gjykatë arrin në 17, çka pritet të përmirësojë ndjeshëm përpunimin e çështjeve gjyqësore dhe të ulë vonesat në procedura.








