Disa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë vendosur në gatishmëri te selia e Parlamentit, ndërsa një automjet zjarrfikës është stacionuar brenda rrethimit të godinës.
Uniformat blu janë pozicionuar nga ana e pedonales për të siguruar rendin gjatë protestës së opozitës.
Parlamenti pritet të jetë një nga pikat kryesore ku mund të mbledhen protestuesit, të cilët do të lëvizin në rrugët e Tiranës pas mbledhjes përpara godinës së Kryeministrisë.
Policia ka marrë masa të tjera sigurie për të menaxhuar situatën.