Ambasada e ShBA në Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën që do të zhvillohet sot në orën 18:00.
Ambasada u bën një mesazh qytetarëve amerikanë që personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën.
“Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje, monitoroni mediat lokale, jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj dhe mbani një profil të ulët”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.