-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e opozitës/ Avokati i Popullit nxjerr në terren grupet e monitorimit

Kryesoret

Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se në terren do të nxjerrë pesë grupe monitorimi për të ndjekur nga afër zhvillimet në zonat ku do të zhvillohet protesta e sotme.

Institucioni thotë që një grup do të monitorojë raportimet online dhe live, bdërsa katër të tjerët pas protestës do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve.

“Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht.”, shkruan avokati i popullit.

Ata u bëjnë thirrje policisë së shtetit që të garantojnë rendin dhe sigurinë pa cënuar të drejtat e qytetarëve dhe protestuesve që të respektojnë jo vetëm të drejtat e tyre por dhe të qytetraëve të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit