-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shabani: Mazhoranca e kënaqur nga protesta, vëmendja largohet nga krizat reale

Kryesoret

Endri Shabani, në emisionin “5 Pyetjet me Babaramon,” deklaroi se mazhoranca është e kënaqur me protestën e opozitës, duke theksuar se vëmendja e publikut tani përqendrohet te sulmet me molotov nga Partia Demokratike, në vend që të trajtojë çështje më të rëndësishme si përmbytja e Vlorës dhe rritja e çmimeve.

“Zoti Klosi tha nuk janë të kënaqur, mund të mos jenë. Por zoti Klosi sot është shumë i kënaqur se u përmbyt Vlora para dy ditësh. Janë familje të evakuura, biznese të falimentuara për shkak të qeverisë së zotit Klosi që nuk ka bërë punën. Hidrovori plot me plehra. Që në 2015 duhej rinovuar.

Në vend që të flasim për këtë është këtu duke folur për Flamur Nokën që vjen vërdallë nëpër Tiranë. Sepse u harrua ajo. Kemi ulje të 70% të studentëve, u harrua dhe kjo. Do rritet çmimi i bukës, flasim për molotovin e Flamur Nokës. Ky lloj kontributi meriton të jetë qeveri teknike. Nuk e kuptoj pse nuk e fusin Bardhi në qeveri teknike. Këta luajnë lojën me njëri-tjetrin.’” tha Shabani.

Ai kritikoi mungesën e veprimit të qeverisë dhe kërkoi që problemet reale të vihen në qendër të vëmendjes, përfundoi duke thënë se opozita po luan një lojë të pakuptimtë me njëri-tjetrin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit