-sidi education-spot_img
14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohet evazioni?! Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike

Kryesoret

Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie. Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. shiko grafikun bashkëngjitur. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Në vitin 2018, PBB-ja në vlerë arriti në 1,6 trilionë lekë, ndërsa taksat ndaj këtij prodhimi ishin 253 milionë lekë, ose 15.7% e tij. Në vitin 2023, PBB-ja arriti mbi 2,3 trilionë lekë, teksa taksat ndaj tij arritën në 337 miliardë lekë ose 14.22% e prodhimit. Përqindja e taksave të mbledhura ndaj prodhimit në vitin 2023 pësoi ulje me 1 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit