Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestat e fundit në Shqipëri, duke theksuar se populli ka të drejtë të revoltohet për shkak të vështirësive ekonomike. “Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë, pasi vuajnë për bukën e gojës. Ata kanë të drejtë,” tha ai.
Megjithatë, Spahiu ngriti dyshime mbi efektivitetin e protestave të vogla, duke theksuar se shpesh ato ndodhin pas orarit zyrtar. “Vetëm në Shqipëri protestohet kur mbyllet ora zyrtare. Mosbindja civile është një presion ndaj zyrtarëve kur ata janë në zyrë. Nëse do të kishte 300 mijë protestues, atëherë do të dridheshin, por me 3 mijë, asgjë nuk ndodh,” theksoi ai.
Sipas tij, protestat e sotme përballen me dy probleme kryesore: ato shpesh zhvillohen jashtë orarit zyrtar dhe mungon një presion i vërtetë ndaj zyrtarëve. “Nëse koncepti i protestës është më shumë ide, atëherë eklipson numrin e protestuesve“, përfundoi Spahiu.