Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka emëruar një drejtues të ri. Ministria e Çështjeve Fetare e Turqisë ka caktuar imamin turk Enes Bastur për të drejtuar këtë faltore.
Bastur ka njoftuar përmes mediave sociale se është emëruar në këtë pozitë, duke thënë: “Të dashur miq, me udhëzimet e Drejtorisë sonë të Çështjeve Fetare, më caktuan te Xhamia Qendrore Namazgja në Tiranë”.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë lidhur me hapjen e Xhamisë apo emërimin e imamit, duke lënë në dyshim informacionet mbi këtë çështje.