-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi: Plagjiatura masive dhe dhuna barbare në universitete rrezikojnë të ardhmen akademike

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi me anë të një deklarate për mediat u ka uruar studentëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Vokshi tha se mbi 90% e drejtuesve rektore, dekanë e përgjegjës departamentesh drejtojnë institucionet e arsimit të lartë si të preferuarit e partisë.

“Aq shumë drejtues pa integritet, me probleme me drejtësinë dhe pronësinë intelektuale ka Universiteti në krye sot, saqë zgjedhjet universitare u cilësuan si zgjedhjet e bandave të hajdutëve të pronës intelektuale me tituj akademikë. Intelekti i gënjeshtërt dhe grykësia drejton sot universitetet e Shqipërisë, rrëmihësit e gropës së thellë thithëse të arsimit shqiptar. Studentët dhe të gjithë shqiptaret sot duhet të dinë se nuk ishte një garë për rektorë e dekanë, ishte një garë plagjiaturash!”, deklaroi deputetja.

Më tej ajo shtoi se “Pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë monopol dhënien e gradave dhe titujve për personelin akademik për të mbajtur në hendek vlerat reale intelektuale, prandaj Shqipëria, për turpin e drejtuesve të universiteteve dhe të mbarë sistemit arsimor gjendet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, e çështë më e rëndë një nga 10 shtetet në nivelin më të lartë në botë për largimin masiv të trurit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit