-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vriten dy punëtorë kinezë në afërsi të aeroportit të Karaçit

Kryesoret

Dy persona kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit të Karaçit, qytetit më të madh të Pakistanit.

Ambasada kineze në Pakistan e quajti shpërthimin “sulm terrorist”.

Përgjegjësinë për shpërthimin e mori grupi separatist, Ushtria Çlirimtare e Baluçit (BLA), në një komunikatë.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 6 tetorit dhe u krye ndaj një konvoi të punëtorëve kinezë, të Kompanisë Energjetike Port Qasim, i cili po udhëtonte nga aeroporti, tha Ambasada kineze.

Shtetasit kinezë po punonin në ndërtimin e dy termocentraleve me thëngjill në Pakistan.

Mijëra kinezë punojnë në Pakistan, shumica në projekte të lidhura me Iniciativën në vlerë miliarda dollarë, Një Rrip, Një Rrugë, e cila është plan masiv i Kinës për të ndërtuar projekte infrastrukturore për lidhje ekonomike me botën./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit