-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘100 familje në rrugë’! Dy kryetarët e bashkive troç Ramës: Na ke dhënë zero investime

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë Mirditë. Albert Mëlyshi gjatë takimit në Kryeministri i kërkoi Edi Ramës zgjidhje për 100 familjet e prekura nga tërmeti i 2019 që janë ende në rrugë.

“Tërmeti akoma nuk është mbyllur. Mbi 100 familje akoma nuk janë konsideruar nga ndërtimi i banesave të tyre. Bonusi i qirasë është ndërprerë për ata, nuk e di si do të shkojë puna e atyre tani që fillon edhe dimri” tha ai.

Kreu i qeverisë e pranoi problemin por ia faturoi bashkisë. “Jam i qartë për këtë. Nuk kemi vetëm rastin e Mirditës, por kemi pasur dy tre raste, që qartësisht i kemi lënë në përgjegjësinë e bashkive për të krijuar kushte strehimi social.

Nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qendrore. Patjetër që duhet të bëjmë një diskutim si mund të ndihmojmë ne bashkinë që të fillojë që të ketë një projekt strehimi social. Do të përpiqemi të gjejmë një mundësi, si mund të ndërtojmë që të bëhet një punë që të zgjidhë problemin”.

Më pas ishte radha e kryetarit të bashkisë Pukë, Rrok Dodaj që u ankua. “Kam një vit e gjysmë, kam zero investime në bashkinë e Pukës. Rrugët po i lëmë, por bujqësia ne na lidh, Puka turistike pa bujqësi nuk mund të jetë pa bërë një turizëm të qëndrueshëm”.

Kryeministri i premtoi një projekt për fasadat e njërës prej lagjeve që është në rrënim. “Ju kam thënë bëhuni, bëni projektin e qendrës së grumbullimit të produkteve, krijoni një kompani bashkia me fermerët me një kapital sa ta keni ju të mundur dhe më sillni projektin dhe ne do u mbështesim me fondin e garancisë sovrane që ju të ndërtoni qendrën” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit