Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Malin e Zi, ku ndodhet në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë rreth problematikave të tyre.
Begaj bën bashkë në Tivat të Malit të Zi përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik dhe u bën thirrje që të jenë të bashkuar.
“Ne si shqiptarë duhet të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake që na bëjnë të konkurrojmë me njëri -tjetrin, konkurrencë e cila është mirë të jetë e shëndetshme. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet”, tha ai.
Gjithashtu presidenti përgëzoi miratimin e tekstit të abetares së përbashkët në shkollat e Malit të Zi, ku mësimi do të bëhet në gjuhën shqipe.